Cover Image of 下载 NLB Pay Kosova  APK

5/5 - 30 选票

ID: com.nlbpay.kosova

立即下载 APK

的描述 NLB Pay Kosova


Kuleta digjitale NLB Pay ju mundëson të kryeni pagesa pa kontakt me POS terminalet në vend dhe jashtë vendit. Kuleta digjitale NLB Pay përdor teknologjinë NFC (Near Field Communication) dhe pagesat mund të bëhen me kartelat e pagesës NLB Mastercard dhe NLB Visa të NLB Banka që digjitalizohen në kuletën tuaj digjitale NLB Pay.

Metoda e pagesës është e thjeshtë, e shpejtë dhe e sigurt. Për të bërë një pagesë, ju duhet vetëm ta afroni telefonin tuaj mobil mbi terminalin POS pa kontakt, prisni për sinjalin me zë dhe pagesa përfundon.

Kuleta digjitale NLB Pay mund të përdoret në telefonat Android (Lollipop 5.0 dhe më të lartë) që mbështesin teknologjinë NFC.

Kuleta digjitale NLB Pay digjitalizon të gjitha kartelat tuaja të pagesës MasterCard dhe Visa, dhe siguron pagesa pa kontakt përmes telefonit tuaj mobil. Pasi shitësi të ketë vendosur dhe konfirmuar shumën e pagesës, thjesht afroni telefonin tuaj mobil në terminalin POS dhe pagesa juaj ekzekutohet. Për pagesa deri në 40 EUR, nuk keni nevojë të fusni PIN kodin, ndërsa pagesat mbi 40 EUR duhet të konfirmohen me PIN kod. Të gjitha pagesat e bëra me kuletën digjitale NLB Pay shfaqen në seksionin "Detajet – Detajet e kartelës".

Hapi 1: SHKARO APLIKACIONIN

Shkarko aplikacionin nga Google Play.

Hapi 2: AKTIVIZO

• Shkruani NUI (numrin unik të identifikimit) dhe 4 shifrat e fundit të kartelës së pagesës NLB MasterCard ose NLB Visa (numri i kartelës është në pjesën e përparme të kartelës).
• Sigurohuni që numri i shfaqur në telefonin tuaj mobil të jetë i saktë. Ju do të merrni SMS tekstin me fjalëkalimin OTP në numrin e telefonit në mënyrë që të mund të aktivizoni kuletën digjitale NLB Pay.
• Shkruani fjalëkalimin OTP që keni pranuar përmes SMS
• Zgjidhni një fjalëkalim 4-shifror dhe kuleta juaj digjitale është aktivizuar. Më vonë mund ti qaseni kuletës digjitale NLB Pay duke përdorur verifikimin përmes gjurmëve të gishtërinjve ose njohjes së fytyrës, nëse telefoni juaj mobil e përkrah këtë metodë të identifikimit.
• Zgjidhni kartelën NLB MasterCard ose NLB Visa që përdorni më shpesh për pagesa si kartelë bazë. Nëse doni të shtoni një kartelë tjetër në kuletën digjitale NLB Pay, shtypni butonin "+".

Hapi 3: PËRDORIMI

• Për të bërë një pagesë me kuletën digjitale NLB Pay, ju duhet vetëm të zhbllokoni telefonin tuaj mobil dhe ta afroni atë në terminalin POS. Nëse përdoret kartela bazë për pagesë, pagesa bëhet pa u hapur aplikacioni.

ME RËNDËSI:

• NLB Pay është në dispozicion për poseduesit e kartalave NLB MasterCard dhe NLB Visa
• Zgjidhni NLB Pay si kuletën tuaj digjitale primare:
- në NLB Pay: Parametrat – përzgjedh aplikacionin primar për pagesë ose
- në parametrat e telefonit tuaj mobil
• Nëse nuk mund të identifikoheni në NLB Pay, kontrolloni parametrin "Rrjeti mobil" në telefonin tuaj mobil nëse është i aktivizuar "Proxy". Nëse është e aktivizuar, e de-aktivizoni.

Për më shumë informata, vizitoni faqen www.nlb-kos.com
展示更多
  • 类别

    金融
  • 穿上它:

    Go Google Play com.nlbpay.kosova
  • 要求:

    Android Varies with device+

NLB Pay Kosova Varies with device APK 为了 Android Varies with device+

版本 Varies with device 为了 Android Varies with device+
更新于 2022-08-03
安装 5.000++
文件大小 37.273.455 bytes
权限 查看权限
什么是新的 Android 13 support

版本历史:

展示更多
命中 APK
展示更多